Udhëtimi në Shqipërinë Jugore

Milano

01-03-2018 12:00 h

Shpenzimet: Fluturimi Milano-Tiranë-Milano: € 210.- Qëndrimi në Shqipëri: € 280.- Data: 30.3.18 – 04.04.18 Dita e parë (30 mars) Arritja në aeroportin Nëna Terezë në Tiranë dhe transferimi në hotel. Kohë e lirë do ta kalojmë në Kryeqytetin e Shqipërisë duke shijuar natën e saj të gjallë dhe të bujshme. Akomodimi është i rezervuar në hotel mu në qendër të qytetit. Hotel Idea *** Dita e 2 (31 mars) Pas mëngjesit në hotel, ne largohemi nga Tirana dhe shkojmë drejt jugut në drejtim të Gjirokastrës. Pas 3 orë rrugëtimi do të arrijmë në Tepelenë, qytetin e të famëshmit Ali PashëTepelena. Ne do të kemi një shëtitje të shkurtër në qendrën e rindërtuar dhe pjesën e mbetur të kështjellës, si dhe dhe memorialin e Zotit George Byron. Pas Tepelenës do të jemi në qytetin e gurëve, në Gjirokastër, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ne do të kemi drekë në një restorant në qendër të qytetit, pastaj vazhdojmë për ta vizituar kështjellën e vjetër, e cila përfaqëson arkitekturën popullore të kësaj Trashëgimie Botërore. Grupi ynë do të vizitojë gjithashtu muzeun e Zekatit [ose] Skënduli, i cili poashtu është i stolisur me petk tradicional dhe ka një histori të pasur. Strehimi do të ofrohet në dy hotelet karakteristike në lagjen e vjetër të Gjirokastrës. 1) Hotel Kalemi *** & Hotel Gjirokastra *** Dita e 3-të (1 prill) Ne do ti themi lamtumirë qytetit të gurëve, për të arritur më tutje në jug. Syri i kaltër, një Monument natyror i bukurisë unike, do të na mbaj përpak kohë, ku prej aty do të vazhdojmë drejt Butrintit, qytet i lashtë antik i legjendave, luftëtarëve dhe misterieve. Si vendi i parë i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s së Shqipërisë, Butrinti ka një histori të gjatë rreth 2800 vjet dhe krenohet me një arkitekturë madhështore me trashëgimi Ilire, antike greke, romake dhe veneciane. Pas një udhëtimi në kohë në qytetin e lashtë, pas më pak se 20 km do të arrijmë në Sarandë, qytetin e bukur bregdetar. Pasditja do të jetë e lirë për të shijuar qytetin ose plazhin. Akomodimi do të ofrohet në një hotel të bukur turistik dhe të rehatshëm. Hotel Bougainville Bay **** Dita e 4 (2 prill) Riviera shqiptare do ta përbëjë pjesën e parë të ditës sonë të 4-të. Më pak se një orë udhëtimi, rugës nga Saranda do të kemi një ndalje të shkurtër për të vizituar kështjellën e Ali Pashës në një gji deti të mrekullueshëm, të quajtur Porto Palermo. Pastaj rruga vazhdon në veri, duke lënë pas Himarën dhe Dhërmën, dhe duke kaluar nëpër Parkun Kombëtar të Llogarasë, prej nga do të arrijmë në Vlorë. Këtu do të vizitojmë Muzeun e Pavarësisë së Shqipërisë, pastaj do të drekojmë dhe do shëtisim përgjatë bulevardit kryesor të qytetit. Pasdite do të largohemi nga Vlora dhe do të shkojmë drejt Apollonisë. Ky qytet i begatë ku Perandori romak Augustus kishte studiuar, na ofron një shkëndi arkeologjike, të vlefshme për ta vizituar. Pas Apollonisë do të vazhdojmë drejt Beratit, për një mbrëmje të lirë dhe akomodim në qendër të qytetit historik. 1) Hotel Belgrad (qytet i bardhë) + një hotel tjetër (Në Republikën e Veneciës qyteti ishte i njohur si Belgrad i Rumanisë, ndërsa në Perandorinë Osmane atë gjithashtu njihej si Belgradi Arnavud -Beogradi Shqiptar, për ta dalluar atë nga Beogradi). Dita e 5 (3 prill) Menjëherë pas mëngjesit do të shkojmë për rreth 1 orë e gjysmë përgjatë lumit Osumi. Duke kaluar qytetin Çorovoda, ne do të ndalemi dhe do të përgatitemi për tu zhytur në një aventurë me plot adrenalin dhe argëtim. Ekipi profesional i Rafting Albania do të na pajisë me të gjitha mjetet e nevojshme për një lundrimin përgjatë Kanionit të mrekullueshëm të Osumit, një aventurë e jetës. Pas këtij aktiviteti të veçantë, ne do të kthehemi në Berat ku do të hamë drekë. Pasditja do të na gjejë në Tiranë për ta përjetuar natën kryeqytetin. Strehimin do ta kemi në të njëjtin hotel si në ditën e parë. Hotel Idea *** Dita e 6 (4 prill) Kët ditë do të kemi rastin të takohemi me rektorin e Universitetit Politeknik të Tiranës. Përveç këtij takimi, ne mund të kemi rastin të kemi një bisedë të hapur interaktive me një njeri shumë interesant dhe një aktor të shquar, njohës i turizmit shqiptar dhe dokumenteve kulturore. Pason koha për drekë dhe shoqërimi me autobus gjer në aeroport, ku edhe përfundon turneu jonë..